Një pikë karburanti në Tiranë, ka rënë pre e grabitjes nga një person.
Mbrëmjen e djeshme në rrugën “Isuf Elezi”, tek një karburant, një person i maskuar me kapuç në kokë dhe me një shami në fytyrë, rreth 25 vjeç, me anë të kërcënimit, i ka marrë 8 mijë lekë të reja dhe një celular tip “iPhone 6”, punonjësit të karburantit shtetasit H. S., 42 vjeç.
Ka qenë i dëmtuari ai i cili bëri denoncimin në polici, duke thënë se i riu e kishte kërcënuar, ndonëse nuk konfirmohet të ketë patur armë, shkruan noa. Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes./a.k