Një grabitje me dhunë ka ndodhur këtë të hëne në Kavajë. Burime nga policia bëjnë me dije se persona të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë magazinën e shtetasit F.V., vjeç 61, banues në Kavajë. Mësohet se autorët e maskuar kanë ushtruar dhunë ndaj 61-vjeçarit dhe më pas i kanë marrë atij para dhe sende të tjera. Pasi grabitësit janë larguar, shtetasi F.V., ka njoftuar policinë.
Kjo e fundit shkoi bë vendin e ngjarjes për të mbledhur prova që do të çojnë në identifikimin e autorëve. Gjithashtu 61-vjeçari është marrë në pyetje nga policia. Ai ka dhënë detaje rreth identikitëve të personave që e dhunuan dhe më pas e grabitën. /TCH/a.meta