Dy vëllezër janë autorët e dyshuar të vjedhjes së një kasaforte në një lokal në qytetin e Kukësit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë natës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasit R. H., 30 vjeç, banues në Kukës dhe E. H., 21 vjeç, banues në Kukës (vëllezër).
Ata akuzohen se kanë vjedhur me thyerje një lokal në qytetin e Kukësit, ku kanë thyer kasafortën dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
g.kosovari