Pronari i një pike këmbimi valutor, ka rënë pre e grabitjes në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, në lagjen “Bashkimi”.
Dy persona i kanë dalë përpara pronarit të “Exchange”, ku pasi e kanë goditur e kanë grabitur.
Gjithçka ka ndodhur sapo i dëmtuari ka dalë nga dyqani për tu kthyer për në shtëpi.
Ka qenë i dëmtuari ai që ka bërë denoncimin në polici, duke thënë se i kishin marrë paratë.
Nuk dihet ende shuma e grabitur, ndërkohë që policia po heton për të zbuluar më shumë./a.m.