Një biznes në Fushë-Prezë ka rënë pre e grabitjes mëngjesin e së enjtes.
Mësohet se ka qenë ora 04:20 kur 4 persona të armatosur kanë kanosur rojet e objektit duke marrë më pas shumën e 70 mijë lekëve të rinj.
Policia nuk jep detaje të mëtejshme ndërsa shprehet se ka nisur puna për identifikimin e autorëve bazuar në dëshmitë e rojeve dhe pamjet nga kamerat e sigurisë. /b.d