Dy persona me maska kanë grabitur një pikë karburanti në Qafë Kashar nën kërcënimin e armëve, në orën 3:12 të mëngjesit të sotëm.
Njëri prej grabitësve i ka drejtuar armën punonjësit të karburantit duke mundur të marrë kasafortën ndërsa menjëherë pas kësaj të dy janë larguar në drejtim të Durrësit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e rrethanat e mëtejshme të grabitjes ndërsa po punohet për idnetifikimin dhe kapjen e autorëve.
Kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pasi një gardist pranë parlamentit u arrestua për 4 grabitje në një periudhë 1 mujore.
Gerlado Guci ndiqte të njëjtën taktikë me atë të dy grabitësve, përpara kontrollonte mirë zonën dhe më pas i maskuar dhe në kërcënimin e armës grabiste pikat e karburantit.
Policia
Më datë 31.10.2016, ora 03:12, dy persona me maskë kanë shkuar tek karburant “Gulf”, në Qafë Kashar, ku njëri nën kërcënimin e armës pistoletë kanë marrë kasafortën dhe janë larguar në drejtim të Durrësit . Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
d.i.