• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitet me armë familja shqiptare në Greqi, vritet nëna e dy fëmijëve

by A R
03/02/2017 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grabitje me armë ka ndodhur rreth orës 02:00 të ditës së sotme, në një banesë në lagjen “Peristeri” të Athinës. Sipas informacioneve të para, dy grabitës të armatosur kanë hyrë në banesën e një familjeje shqiptare, në rrugën “Olympu” të kësaj lagjeje dhe kanë tentuar t’i grabisin me dhunë.

Në rrethana që ende nuk dihen, situata ka precipituar në përleshje fizike mes kryefamiljarit 53-vjeçar dhe grabitësve, të cilët nuk kanë ngurruar të përdorin armët.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vend bashkëshortja e tij 50-vjeçare, ndërsa dy grabitësit janë larguar me shpejtësi nga banesa, por me gjithë aktivizimin e forcave të shumta të policisë, nuk u bë i mundur arrestimi i tyre.

Autoritetet kanë gjetur në banesë dy fëmijët e çiftit,18 dhe 28 vjeç, të cilët u thanë agjentëve se grabitësit, me shumë gjasa, ishin shqiptarë.

Ata kërkuan para’ dhe duket se kishin dijeni për situatën e mirë ekonomike të familjes shqiptare.

Burime policore thanë se po hetojnë ngjarjen. Dyshimet e para bien mbi të njohur të familjes, si dhe në rrethin profesional të viktimave.

Ekspertë të mjekësisë ligjore po kryejnë autopsinë në banesë, për të gjetur gjurmë ADN-je të grabitësve, ndërsa dritë mbi shkaqet e ngjarjes pritet të hedhë dëshmia e kryefamiljarit, i cili është dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin “Atikon” të kryeqytetit helen. /b.d

Next Post
Llalla shkon te Meta, kreu i Kuvendit i kërkon ‘llogari’ për kandidaturat e KED

Llalla shkon te Meta, kreu i Kuvendit i kërkon 'llogari' për kandidaturat e KED

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In