• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitësit mësyjnë në plazhet e Jugut, pushuesi italian përleshet me hajdutin me thikë

by A R
23/08/2016 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hajdutët mësyjnë në Jug të vendit. Saranda, Ksamili dhe zonat e tjera buzë detit janë përfshirë nga një valë vjedhjesh, ku shënjestra kryesore kanë qenë pushuesit.

Në shumicën e rasteve nuk ka pasur autorë, pasi ata janë larguar pa lënë gjurmë nga vendngjarja. Vetëm ditën e djeshme, vjedhja ka mbetur në tentativë, pasi autori u përlesh me një shtetas italian, turist në Ksamil. Por, edhe këtë herë, hajduti arriti të largohej me shpejtësi, pa u ndaluar, as nga pushuesit e as nga policia.

PËRLESHJA E ITALIANIT

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Osman Taka” në qytezën turistike të Ksamilit. Burime nga kjo zonë raportuan një tentativë grabitjeje në një shtëpi, të lëshuar me qira për turistët gjatë sezonit të plazhit.

Pushuesi ishte një shtetas italian me inicialet L.M., 45 vjeç. Ky i fundit ka pikasur një person, në moshë të re, i cili u fut në oborrin e shtëpisë e më pas në brendësi të saj. Autori mbante në kokë një kapele, ndërsa nën bluzë një thikë.

Italiani i ka thirrur për të ndaluar në veprimet e tij hajdutin, por ky i fundit ka reaguar duke i nxjerrë thikën. Me shkathtësi i huaji ka mundur ta ndalojë, duke u përleshur me autorin, i cili ka arritur që në një moment t’i shpëtojë dhe të largohet me shpejtësi. Ndërsa vraponte, hajdutit i ka rënë kapela dhe thika, por ai nuk është ndaluar që t’i marrë nga frika se mos kapej nga pushuesi.

Menjëherë u lajmërua policia e zonës dhe në Ksamil u nis një grup hetimor, i cili ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen. Kapela dhe thika e autorit u bllokuan si provë dhe pritet që t’i nënshtrohen ekspertizës për të provuar nëse është përdorur dhe në ngjarje të tjera.

VJEDHJET E TJERA

Më herët, një tjetër ngjarje u shënua në Ksamil. Gjatë ditës së diel, një person ka hyrë në banesën e shtetasit J. Nita në lagjen nr.3, në vendin e quajtur “Baxho”, e cila ishte marrë me qira nga një pushues korçar. Autori ka arritur në këtë rast të marrë prej andej çfarë ka gjetur me vlerë. Mes mallrave të vjedhura mësohet se ishte një shumë prej 5 mijë lekësh të rinj, 200 dollarë, 1 aparat fotografik dhe 1 celular.

Vjedhja mendohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur pushuesit kishin dalë në plazh dhe autori e ka pasur të lehtë të veprojë, pa u pikasur prej tyre. Ndërsa të shtunën grabitësit kanë hyrë në hotelin e A.Z., 52 vjeç, në qytetin e Sarandës dhe kanë arritur të vjedhin në dhomën e shtetasit M.Sh., 26 vjeç, 2 celularë e 1 Ipad.

Në të gjitha këto raste nuk dihet nëse ka ndonjë lidhje mes autorësh apo janë raste të ndryshme. Po hetohet nëse bëhet fjalë për të njëjtët persona që bashkëpunojnë mes tyre.

Biznesmenit i vjedhin kasafortën me 40 milionë lekë brenda saj

Plot 40 milionë lekë të vjetër kanë arritur të grabisin nga banesa e biznesmenit J. Bokollo në fshatin Jermë të Sarandës. 42-vjeçari Bokollo ka njoftuar Policinë e Livadhjasë, pak minuta para mesnatës të së dielës, kohë kur ka shkuar në banesë dhe ka vënë re mungesën e kasafortës.

Sipas burimeve policore, Bokollo ka deklaruar se brenda saj ndodhej një shumë e konsiderueshme prej 40 milionë lekësh të vjetër. Grabitësit kishin hyrë me forcë në banesë, duke përfituar nga fakti që brenda nuk ndodhej askush, pasi familjarët ishin në punë. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në pasditen e vonë të së dielës. Dyshohet se autorët kishin studiuar lëvizjet e familjes Bokollo dhe kanë gjetur kohën e duhur për të ndërhyrë në banesën private, që ndodhet në fshatin Jermë të Sarandës.

Ata kanë kapërcyer rrethimin e më pas kanë depërtuar me dhunë në brendësi të banesës. Ngjarja është konstatuar nga familjarët vetëm pas disa orësh kur janë kthyer në shtëpi.

Policia e Sarandës ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen dhe ka shoqëruar disa persona me precedentë penalë në zonë, por ende nuk ka arritur të zbardhë ngjarjen. J. Bokollo është pronar i një pike karburanti e lokali në rrugën nacionale Sarandë-Gjirokastër pranë fshatit Vrion dhe ka përfaqësinë e një kompanie sigurimesh./Panorama/a.m.

Next Post
Kosovarët do e paguajnë sigurimin pa marrë shërbimet shëndetësore

Kosovarët do e paguajnë sigurimin pa marrë shërbimet shëndetësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

February 28, 2026
Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

February 28, 2026
Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

February 28, 2026
Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

February 28, 2026
Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

February 28, 2026
Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

February 28, 2026
Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

February 28, 2026
CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

February 28, 2026
Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

February 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 gusht 2026

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In