Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona për vjedhje në bashkëpunim.
Sipas njoftimit të policisë, dy ditë më parë në lagjen “24 Maji” është vjedhur në bashkëpunim nga 3 persona lokali i shtetasit A.Z.
Pas veprimeve të Policisë, u bë identifikimi i tyre si dhe kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A.K., E.Xh.. dhe G.D., të moshave 18, 27 dhe 35 vjeçarë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provave, materiale të ndryshme si; televizora, targa mjetesh etj.
Nga hetimet e mëtejshme ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të dy ngjarjeve të tjera në fushën e vjedhjeve për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.
E.Xh./