Uniformat blu kanë vënë në pranga 3 persona, mes tyre edhe një grua, për grabitjen e një banesë në Peqin, duke marrë një sasi të konsiderueshme parash
Të rinjtë me iniciale B.H., 30 vjeç, M.Ll., 27 vjeç, banues në Peqin dhe E.Sh., 27 vjeçe , banuese në Durrës dyshohet se bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit me iniciale S.Z., në datën 08 maj.
“Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, më datë 08.05.2019, kanë vjedhur në banesën e shtetasit S.Z., një sasi të kosiderueshme parash,”-raporton policia.
Ndërsa është shpallur në kërkim një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes 19-vjeçari me iniciale S.I.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Vjedhja”.
g.kosovari