• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Grabitën me armë familjen britanike, dënohet banda ku bënin pjesë shqiptarët

by Java News
24/08/2017 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një bandë e armatosur prej katër personash, dy prej tyre shqiptarë, janë dënuar me 45 vjet burg pasi vodhën dhe terrorizuan një familje në Northfleet, Kent, në Britani.

Tre prej katër hajdutëve që vodhën 22 000 paund ishin adoleshentë në kohën e vjedhjes. Të rinjtë ishin të veshur me kapuçë dhe kishin një armë zjarri lodër, çekiç, shkopinj bejsbolli dhe doreza hekuri gjatë bastisjes së shtëpisë.

Banda e përbërë nga britanikët Michael Chambers e Satnam Singh dhe shqiptarët Duad Rrapi e Hekuran Uka u zunë pritë jashtë shtëpisë  Parmjit Bhandal dhe bashkëshortes së tij Dalbeer Kaurin në Kent, para se futeshin brenda me forcë.
Gjatë vjedhjes ata kërcënuan të thernin me thikë fëmijët e Bhandal para se të largoheshim me 22 000 paund para cash dhe bizhuteri të shtrenjta.

Azilkërkuesi shqiptar Uka ishte vetëm 16 vjeç në atë kohë dhe apelimi i fundit kundër deportimit kishte qenë i pasuksesshëm vetëm disa javë para bastisjes në të cilën ishte armatosur me një shkop.

Avokati mbrojtës i familjes tha në gjykatë se Parmjit Bhandal u zgjua nga një grusht në fytyrë në orët e hershme të 2 dhjetorit të vitit të kaluar, para se të goditej vazhdimisht me grushta, thikë dhe shkop bejsbolli.

Sipas “Daily Mail”, një prej hajdutëve kishte kërcënuar pronarin e shtëpisë që kishte qëlluar zgjuar se shqiptarët Uka dhe Rrapi do t’i thernin fëmijët nëse nuk tregonte ku ishin paratë.

“Shqiptarët do të therin fëmijët tuaj nëse nuk na tregoni se ku janë paratë”. Avokati tha: “Ata e dinin qartë se kishte mallra me një vlerë të lartë në pronë. Viktimat ishte jashtëzakonisht në panik duke besuar se arma ishte e vërtetë” Me hajdutët u konfrontuan edhe bashkëshortja Dalbeer Kaur dhe dy djemtë e tyre. Shumë të frikësuar nga pasojat, çifti u tregoi hajdutëve dhomën ku ishin paratëdhe bizhuteritë, disa prej të cilave me vlera të mëdha sentimentale për ta.

Në më pak se tre muaj para kësaj vjedhje, 31-vjeçari Chambers i përshkruar nga gjykatësi si një kriminel i pamëshirshëm, ishte pjesë e një bande që kreu një vjedhje tmerruese në një dyqan po në qytetin e Kentit.

Në përfundim të seancës, Gjykata dënoi me 16 vite burg Chambersin ndërsa Singh u dënua me 10 vite. Shqiptari Rrapi, pranoi dy krime për vjedhje të rënduara dhe u dënua me 13 vite, ndërsa Uka, i cili tani është 17 vjeç, pranoi vjedhjen e rënduar dhe u dënua me 6 vite dhe 8 muaj burg, shkruan Ora News.

Në Gjykatë u tha se Uka kishte qenë nën kujdesin e autoriteteve që prej “ndarjes traumatike” nga familja e tij në moshën 14-vjeçare dhe ka paraqitur shumë apelime pasi i ishte refuzuar statusi i azilantit.

Next Post
Dhuratat e propozuara që janë më të mira se vera e kuqe

Dhuratat e propozuara që janë më të mira se vera e kuqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

February 14, 2026
I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

Arrestohet 55-vjeçari në Durrës, dhunoi gruan e vajzën dhe pastaj i nguli thikën vetes

February 14, 2026
Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

February 14, 2026
“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

February 14, 2026

Sulmuan institucionet dhe plagosën 19 policë, Gjykata lë të lirë protestuesit e 10 shkurtit

February 14, 2026
VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

February 14, 2026
Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

February 14, 2026
EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

February 14, 2026
I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

February 14, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur katastrofën planetare

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In