Një biznes i vendosur në autostradën Tiranë-Durrës është grabitur nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Autorët kanë arritur të hapin kasafortën e biznesit nga kanë arritur të marrin rreth 10 mln lekë të vjetra.
Mësohet se autorët kanë dëmtuar edhe sistemin e kamerave të sigurisë, duke vështirësuar identifikimin e tyre./a.m.