Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, pasi është autor i disa vjedhjeve me dhunë të kalimtarëve.
Mësohet se në pranga është vënë Besmir Zalli, 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet e është autor i grabitjes më dhunë të ndodhur një ditë më parë, ku i ka marrë çantën V. P, 46 vjeçe, banuese në Shkodër.
Gjithashtu nga veprimet hetimore ka rezultuar se ai dyshohet të jetë autor edhe i dy ngjarjeve të tjera të ndodhura më parë dhe konkretisht:
Autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 07.02.2017, ku P A, 64 vjeçe, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë një varëse floriri nga qafa.
Si dhe më datë 11.02.2017 dyshohet se i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës K. B, 58 vjeçe banuese në Shkodër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.