Policia e Bolonjës ka vënë në pranga dy shqiptarë të moshës 29 dhe 24 vjeç, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije, të cilët dyshohet se janë autorë për disa grabitje të kryera në një autogrilli në provincën e Ravenna.
Natën e 8 korrikut, ishte nga ta goditja e parë. Të dy shqiptarët, të armatosur me thikë dhe me maska në fytyrë, kanë vjedhur një shumë të madhe parash nga arka e autogrillit.
Më 12 dhe 16 gusht u kryen edhe dy grabitje të tjera, përsëri në të njëjtin pikë karburanti, ku u morën rreth 4,000 euro.
Hetuesit nga Departamenti i Policisë Rrugore të Emilia Romagna, të ndihmuar nga reparti i Forlës, arritën të gjurmojnë një grup shqiptarësh që vepronin në zonën e Faenzës.
Falë gjurmimit dhe mbikëqyrjes së disa prej tyre, në orët e para të së hënës 19, ditë kur do të shënohej edhe grabitja e pestë ndaj së njëjtës pikë karburanti, policët i arrestuan në flagrancë dy banditët, njëri me leje qëndrimi të rregullt, tjetri kishe hyrë në Itali para disa ditësh.
Në shtëpinë e dy të arrestuarve policia sekuestroi materiale të ndryshme, rezultat i grabitjeve të mëparshme. Shqiptarët u burgosën në burgun Ravenna dhe pritet të dalin në gjyq.
g.kosovari