• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabisnin me thyerje banesa dhe biznese, “The End” prangos dy shtetas në Tiranë

by A R
01/02/2025 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy shtetas, 35-vjeç dhe 32-vjeç kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi kryenin vjedhje me thyerje në banesa dhe subjekte të ndryshme.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se të dy këta shtetas ishin me precedent të mëparshëm kriminal në vjedhje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, sende si të Policisë, 2 biçikleta, laptop, monopatinë dhe sende të tjera, që u gjetën në banesën e njërit prej të arrestuarve.

Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor ‘The End’, ndërkohë që grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “THE END”.

Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas që kryenin vjedhje me thyerje në banesa dhe në subjekte. Të dy shtetasit, me precedent kriminal për vjedhje.

Zbardhen një vjedhje me thyerje në një biznes dhe një vjedhje tjetër, të kryera nga këta shtetas, ditët e fundit.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, sende si të Policisë, 2 biçikleta, laptop, monopatinë dhe sende të tjera, që u gjetën në banesën e njërit prej të arrestuarve.

Si rezultat i veprimeve hetimore nga kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “THE END”, janë arrestuar shtetasit:

A. L., 35 vjeç dhe E. M., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, ditën e djeshme, pasi kishin vjedhur një biçikletë. Nga veprimet hetimore dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 19.01.2025, kanë vjedhur me thyerje në një biznes, disa pajisje elektronike.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, jelek antiplumb, rrip multifunksional si i Policisë, sende të tjera që përdor Policia, 2 biçikleta, laptop, monopatinë dhe sende të tjera.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Next Post
Rama: 1 milion vizitorë nga Italia vitin e kaluar, mendojnë edhe të jetojnë në Shqipëri

Rama: 1 milion vizitorë nga Italia vitin e kaluar, mendojnë edhe të jetojnë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

February 10, 2026
Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

February 10, 2026
Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

February 10, 2026
Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

February 10, 2026
Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

February 10, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

February 10, 2026
Protestuesit hedhin molotov edhe drejt medias, kameramani përfshihet nga flakët (VIDEO)

Protestuesit hedhin molotov edhe drejt medias, kameramani përfshihet nga flakët (VIDEO)

February 10, 2026
Militantët e PD përplasen me policinë tek Parlamenti! Protestuesit duan të hyjnë në godinë, në krye të turmës Noka dhe Boçi

Militantët e PD përplasen me policinë tek Parlamenti! Protestuesit duan të hyjnë në godinë, në krye të turmës Noka dhe Boçi

February 10, 2026
“Revoltë dhe përballje”- A do të futen protestuesit në Parlament? Ja si përgjigjet Flamur Noka

“Revoltë dhe përballje”- A do të futen protestuesit në Parlament? Ja si përgjigjet Flamur Noka

February 10, 2026
Tensionohet protesta para Parlamentit, përplasje me policinë, hidhen dhjetëra molotovë (VIDEO)

Tensionohet protesta para Parlamentit, përplasje me policinë, hidhen dhjetëra molotovë (VIDEO)

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In