Gjiganti i kërkimit, Google, vitin e kaluar ka hequr 900 milionë vegëza të cilat kanë përmbajtje me pirateri.
Kjo shifër është një rritje prej gati 100 për qind në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Koha.net.
Google vazhdon të filtrojë makinën e saj të kërkimit me qëllim që të sigurohet se vizitorët do të marrin rezultatet të cilat janë më relevante dhe se faqet pirate të mos përfitojnë asgjë nga përmbajtja që nuk e zotërojnë. (b.an)