• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gonxhe: Me 28 Maj ’96 gazetarët e RD-së na thyenin mbi koka radiot e policisë

by Aalison Pearse Stevens
28/05/2016 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intervistoi Armando Meta

EKSKLUZIVE JAVANEWS/ Blendi Gonxhe, një personazh mjaft i njohur i jetës politike dhe publike në vend që gjatë kohës së regjimit komunist dhe me më pas, rrëfen për Javanews kalvarin e 26 dhe 28 majit 1996, ku Shqipëria nën drejtimin e PD-së dhe Berishës, rrëshqiti me shpejtësi në një dhumin flagrant si në kohërat e errëta të komunizmit në dhunim flagrant të normave më elementare të demokracisë. “Ngjashmëria e frikshme e rregjimit të asaj kohe me diktaturën komuniste që menduam se e kishim përmbysur vetëm 6 vjet më parë ishte shija më e keqe që një protagonist i orëve të para të demokracisë, si unë, mund të përjetonte”, thekson Gonxhe. Ai shprehet se e quan veten me fat që nuk përfundoi në Ishullin e Lezhës nga ana e SHIK-ut dhe që mundi të dalë gjallë e nuk pati fatin e Edi Ramës, Ndre Legisit, të cilët përpak i vranë njerëzit e Berishës   

 Bëhen 20 vjet nga ngjarja e 26 dhe 28 majit që kishin dy elementë përbërës; zgjedhje të manipuluara në shkallë të gjerë dhe shtypja e dhunshme e protestës së opozites. Ju vetë keni qenë dhe objekt i asaj dhune. Si do ta përkufizoni këtë moment në historinë e postkomunizmit dhe cilat ishin pasojat në zhvillimet e mëvonshme në vend?

Shteti-Parti në vitin 1996 shkeli të gjitha parimet demokratike, shtypi me dhunë të drejtat e liritë individuale e themelore të njeriut sikurse neutralizoi zgjedhjet. Për ta ilustruar; Deputeti Ridvan Peshkëpia që ishte i deleguar nga AD në zonën time u rrah nga vetë shefi i komisariatit Nr. 1 në sy të gjithë policëve dhe të pallateve përreth në oborrin e Komisariatit në mes të ditës! Ndihmësit e mi, vullnetarë, arrestoheshin e zhdukeshin nga automjeti kur dilnim për takime, posterat nuk na lejoheshin, nuk flitej për hapësirë në media, edhe shtypshkronjat na i bllokonin. Finalja, kurorëzimi spektakolar i dhunës ishte në mejdanin e Shqipërisë, në sheshin Skënderbej, ku jo vetëm na dhunuan fizikisht por shpërfytyruan imazhin e Shqipërisë botërisht. Kohë të liga për demokracinë e brishtë shqiptare por kohë historike për pjekurimin e shoqërisë sonë e cila po mësonte se liria nuk falet, as nuk garantohet vetvetiu nëse shoqëria dhe individi nuk lufton çdo ditë për të drejtat.

Cilat ishin momentet që ju kanë lënë mbresat më të mëdha gjatë 26-28 majit? Pse këto dy data janë dy ngjarje që nuk mund te hiqen nga mëndja publike dhe politike? 

 Ngjashmëria e frikshme e rregjimit të asaj kohe me diktaturën komuniste që menduam se e kishim përmbysur vetëm 6 vjet më parë ishte shija më e keqe që një protagonist i orëve të para të demokracisë, si unë, mund të përjetonte. Krijesa që ne vetë kishim sakrifikuar të lindte në Dhjetor 1990, PD-ja, vetëm 6 vite më pas sillej me kundërshtarët politikë e me qytetarët thuajse njësoj si nomeklatura totalitare. Policia, Sampistët, SHIK-u nuk kursyen asnjë akt dhune e shkelje flagrante dispozitash për të shtypur çdo lloj forme oponence kolektive e organizimi publik. Marrëzia e militantizmit dhe fatantizmit partiak nga PD-ja në pushtet kapi majat, ku edhe gazetarë e drejtues të RD-së së asaj kohe thyenin radio policie në kokat e protestuesve në sheshe. Imagjinoni, mua personalisht si kandidat për deputet me Aleancën Demokratike nuk m’u lejua përgjatë gjithë fushatës elektorale të zhvilloja takim në Qytetin Studenti apo në ndonjë nga sheshet a sallat e zonës 2 ku kandidoja. Në tempullin e demokracisë, në sheshin ku 6 vite më parë thyem diktaturën më të egër të lindjës e ku më pas rrëzuam kultin e diktatorit në Shkurt 1991 m’u ndalua të kem të drejtën të komunikoja me elektoratin, një të drejtë të shenjtë të ushtrimit të demokracisë për të cilën luftuam në 1990!

Kujtimet e mia të atyre ditëve i ngjajnë ditareve të antifashistëve, sepse flija në baza të ndryshme për të shmangur dhunën ose arrestimet e befta, ndiqesha kudo ku shkoja, dhuna ishte prezente në çdo ambient e formë, përndiqeshim si të ishim armiq të vendit e jo thjesht qytetarët e tij që shpalosnin mendime të ndryshme nga ato të vijës zyrtare të pushtetit.

Bilanci i dhunës fizike i atyre ditëve, në rastin tim, ishte fatlum, sepse ndërsa të tjerë kishin humbur dhëmbë e thyer këmbë e duar e ishin keqtrajtuar në nivele që ju deshëm ndërhyrje deri kirurgjikale unë ja dola vetëm me brinjë të thyera e me rroba të shkëlyera. “Pata fat” që nuk përfundova si shumë të tjerë në ndonjë dhomë torture të SHIK-ut në Tiranë a  Ishull Lezhë a në ndonjë korridor të zi si ai i Drejtorisë së Polizcisë së Tiranës ku policë e sampistë i thyenin nga këmbët të ndaluarit në ecje. Në rrugë ruhesha shumë, shmangia errësirrën dhe rrugicat që për pak i morrën jetën Edi Ramës apo Ndre Legisit. Imunizohesha duke ndejtur në kontakt me ndërkombëtarët e paktë, gazetarë apo persona publikë. Ҫdo mëngjes falenderoja zotin që isha gjallë. Familja ime pësoi çdo formë dhune e rreziku gjithashtu, gurë të mëdhenj na thyenin dritaret, sharje e kërcënime nga paramilitarë e militantë injorantë, babai im, ish-oficer ushtarak u bë mburoja e shtëpisë ku jetonte edhe bashkëshortja e djali ynë i vogël. Situata ishte e ngjashme me Gjermaninë e ngjitjes së Hitlerit.

Hidhërimin më të madh e ndjeja për bashkëqytetarët e mi që të verbuar nga piramidat, nga Sudet, nga mentaliteti i prapambetur, nuk vinin ujin në zjarr për rrezikun që po i kanosej tërë shoqërisë. Konformimi me liderin apsolut, militantizimi i shtetit, kthimi gati gati në trajtat e një lufte të re klasash dhe pranimi i partisë-shtet që po avanconte rrënqethshëm më trazonin jashtëzakonisht.

Për këtë, ngjarjet e 26-28 Majit 1996 ishin shumë të rëndësishme. Përplasja nuk ishte me Sali Berishën por mes dy mentalitetesh, mes të shkuarës që nuk lëshonte terren dhe të resë. Një betejë që vijon prej 26 vitesh sepse duhet kohë, lypset kohë. Sfida e shoqërisë sonë ishte dhe mbetet arritja e një mendësie të re, shkëputja nga mendësia e vjetër dhe ndërtimi i një sistemi sa më të përparuar që të minimizojë rrezikun e personalizimit të pushtetit nga 1 parti a 1 person, për të garantuar parimet e një shteti ligjor, ekonominë e lirë të tregut dhe një demokraci funksionale.

Ne sheshin Skenderbej me 28 May 1996 nen dhunen e organeve te SHIK e te policise

 

Next Post

Rrëzohet avioni bombardues amerikan, ishte përdorur në Luftën e Dytë Botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In