Sulmuesi gjerman Mario Gomez bëri të ditur të mërkurën se është larguar nga klubi i Stambollit, Beshiktash, për arsye të “situatës politike” në Turqi.
“Arsyeja është vetëm lidhur me situatën politike. Nuk ka asnjë arsye sportive apo tjetër, që ka ndikuar tek unë në marrjen e këtij vendimi.
Gjithçka ka ardhur si rezultat i zhvillimeve të ditëve të fundit në Turqi”, shkruan në rrjetin social 31-vjecari që shkoi në vitin 2015 te Beshiktash, me të cilin ka fituar kampionatin e Turqisë, citohet Lajmi. (b.an)