Dmitry Ulyanov vendos kandidaturën e tij për golin më të bukur të vitit, shkruan Albeu.com.
Futbollisti i Avanhard dhuroi spektakël në përballjen me Ternopilin në divizionin e dytë të kampionatit ukrainas, teksa shënoi një gol me të ashtuquajturin “stil i akrepit”.
Një krosim në zonë i hedhur nga një prej futbollistëve të Avanhard, i dha mundësinë Ulyanov të kryente lëvizjen fantasike dhe të shënonte në portën kundërshtare, duke bërë që shkokët e tij të skuadrës dhe tifozët të shpërthejnë në festë. (b.an)