• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Goli ndaj Lazios, Cutrone pranon: Po, shënova me dorë por…

by A R
30/01/2018 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Patrick Cutrone, pas gëzimit të fitores, dje është zgjuar me një lajm të hidhur.

Goli i tij, megjithëse u cilësua si i rregullt, rrezikon t’i kushtojë deri në dy javë skualifikim. Rregullorja shpjegon qartë se shënimi i një goli duke prekur në mënyrë të vullnetshme topin me dorë përbën një sjellje antisportive.

Topi tani nga rrjeta e Strakoshës kalon në duart e gjyqtarit sportiv, i cili, në bazë të provës televizive, do të vendosë masën ndëshkuese për 20-vjeçarin e Milanit. Duke u rikthyer te goli i avantazhit të parë kuqezi, duhet thënë se as arbitri kryesor dhe as përgjegjësit e VAR-it nuk e vunë re parregullsinë, por kjo, megjithëse nuk ndikon në rezultatin e ndeshjes, mund të përbëjë një provë për të ndëshkuar Kutronen.

“Instagram” – Lajmi që rrezikon ndalesën e detyruar, teksa po kalon një moment më shumë se pozitiv, nuk e ka lënë indiferent sulmuesin e Milanit. Ideja se mund të skualifikohet, sidomos në këtë periudhë, ka bërë që Kutrone të përdorë profilin e tij në “Instagram” për të dhënë versionin e tij të fakteve.

Në postimin e tij, 20-vjeçari ka shkruar se: “Kam parë disa herë imazhet e golit tim. Në një moment adrenaline dhe instinkti m’u krijua ideja se kisha shënuar në mënyrë të rregullt. Veprimi im nuk kishte asgjë të vullnetshme dhe më vjen keq që është arritur deri aty sa të vihet në diskutim ndershmëria ime”.

Prokura – Prokura e Federatës Italiane të Futbollit ndërkohë ka kërkuar përdorimin e provës televizive për të gjykuar veprimin që solli golin e parë të Milanit. Pikë së pari mbetet për t’u vendosur nëse kjo provë është e mjaftueshme për të hapur një dosje dhe, më pas, në një moment të dytë, do të bëhet gjykimi dhe verifikimi i vullnetit të lojtarit për të dërguar topin në rrjetë me dorë, transmeton “Panorama Sport”.

Precedenti – Sot me të drejtë flitet për golin e Kutrones, por kujtesa milaniste sjell ndër mend episode të ngjashme. I tillë ishte edhe ai i derbit të 2009-ës, kur ekuilibrat e 0-0 u prishën nga Adriano që shënoi me dorë ndaj Abiatit.

Përsëritjet nuk ishin kaq shumë të nevojshme sa në rastin e Kutrones, pasi gjesti i brazilianit ishte i dukshëm, por atëherë nuk kishte VAR dhe goli nuk u anulua. Në ditët që pasuan, megjithëse prokurori Stefano Palaci kërkoi pezullimin e lojtarit, as prova televizive dhe as gjykatësi sportiv nuk e ndëshkuan Adrianon./a.m.

Next Post
Imazhe të rralla, ironia e mediave gjermane pasi ‘pancerat’ u turpëruan në Shqipëri në vitin 1967

Imazhe të rralla, ironia e mediave gjermane pasi 'pancerat' u turpëruan në Shqipëri në vitin 1967

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In