Goli i Lionel Messit ndaj Bayern-it, është zgjedhur më i miri nga vizitorët e faqes së UEFA-së.
Messi e ka mposhtur Cristiano Ronaldon, në garën për golin më të bukur të edicionit 2014-2015 në Ligën e Kampionëve. Në një votim të organizuar nga UEFA në të cilin morën pjesë 199.190 njerëz, 39% prej tyre votuan për golin e Messit ndaj Bayernit, ndërsa 24% për atë të Ronaldos ndaj Liverpoolit.