Ndeshja Bajern-Juventus ka lënë pas një vazhdë polemikash, aq sa mbrëmë në dhomat e zhveshjes, lojtarët italianë kanë improvizuar një duartrokitje ironike ndaj arbitrit suedez Jonas Eriksson.
Drejtori teknik i Juventus Marotta deklaroi për mediat pas ndeshjes se anullimi i një goli të rregullt, dëmtoi imazhin e ndeshjes dhe ekipin e tij. Ai tha se duhet më shumë kujdes për tës dëmtuar edhe ekonomikisht skuadrat në garë. Në fakt shihet qartë se goli i Moratas është i rregullt, çka do e çonte ndeshjen në rezultatin 3-0. Një shifër praktikisht e pashpresë për gjermanët.