Bersant Celina ka qenë protagonist i padiskutueshëm në Angli këtë të dielë, kur ka udhëhequr skuadrën e tij Swansea në fitoren 4-1 ndaj Brentford, në përballjen e vlefshme për 1/8 e finales së FA Cup.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Celina ekzekutoi një goditje dënimi perfekte në minutën e 49’ që përfundoi në rrjetën e portës kundërshtare, por pasi topi ishte prekur më parë nga Daniels, duke u konsideruar autogol, për t’i dhënë avantazhin Swanseas.
Ish-futbollisti i Manchester City që tashmë aktivizohet me ekipin e Championship, ishte autor i një goli fantastik në minutën e 66’, pas një aksioni të jashtëzakonshëm personal nga e majta, prej nga ku ka arritur të driblojë tre kundërshtarë, për të mposhtur në finale edhe portierin kundërshtar, duke dërguar topin në rrjetë.
/a.r
© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.