Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në superstradën Lezhë-Milot pranë ishull Lezhës.
Mësohet se një makinë tip “Golf 5” ka goditur nga pas një eskavator të bashkisë Lezhë.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme po në këtë rrugë, një këmbësor u përplas për vdekje nga një furgon mallrash.
g.kosovari











