Vllaznia fitoi 5-1 në Korçë ndaj Skënderbeut kampion, por kjo fitore e thellë nuk mjaftoi dhe tashmë shkodranët do të luajnë në Kategorinë e parë.
Kamza arriti të merrte 3 pikët e mbijetesës në kryeqytet ndaj Partizanit me një gol të shënuar nga Rezi.
Ndërkohë, në Korçë, Vllaznia arriti të shënojë dy gola në pjesën e parë dhe 3 në të dytët, të cilët ishin të mjaftueshëm për mbijetesën nëse Kamza do të barazonte me Partizanin, por kjo gjë nuk ndodhi në “Selman Stërmasi”. /top channel