Polonia ka përmbysur në 2-1 ndeshjen e Varshavës përballë Shqipërisë, pas një goli të Zielinski-t në minutën e 72’-të të takimit. Më herët Levandovski barazoi në 1-1 shifrat e sfidës së vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off-it të Botërorit.
Në minutën e 43’ të takimit festa kuqezi shpërtheu në Varshavë, pasi Arbër Hoxha tundi rrjetën e kundërshtarëve.
Goli erdhi pas një aksioni të bukur, ku topi fillimisht u rikuperua nga Mitaj, mandej erdhi një top i gjatë nga Ismajli, dhe Hoxha ia doli të shmangë portierin polak duke shënuar.
Goli solli ovacione te mbi 3 mijë tifozë kuqezinj të pranishëm në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.
Poloni-Shqipëri, pjesa e dytë
74’- E pabesueshme në Varshavë. Polonia kalon në avantazh me supergolin e Zielinski.
72’- Mundësi tjetër e artë e shpërdoruar nga Shqipëria. Broja asiston për Stavro Pilo, por tentativa e këtij të fundit ndalet nga portieri.
67’- Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Hoxha dhe Nedim Bajrami, në fushë futen Broja dhe Pilo.
63’- Polonia barazon shifrat. Lewandowski shfrytëzon një goditje këndi dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë.
62’- rrezikshëm Lewandowski me një gjuajtje nga jashtë zone, por devijohet në këndore.
60’- Tjetër mundësi e mirë për Nedim Bajramin. Gjuajtja e fantazistit kuqezi devijohet në zonë dhe largohet rreziku.
54‘- E pabesueshme çfarë ka humbur Bajrami. Pas pasimit të marrë nga Hysaj, Bajrami gjuan mbi portë.
49’- Drithërima në portën e Shqipërisë. Gjuajtja e Zielinskit shkon ngjitur me shtyllën.
47’- Mundësi e mirë për Shqipërinë, Hoxha pason në zonë, por topi i tij nuk shfrytëzohet.
45′– Starton pjesa e dytë e takimit.
Festa kuqezi ka shpërthyer në Varshavë, pasi Arbër Hoxha tundi rrjetën e kundërshtarëve duke i shënuar Polonisë.Goli ka sjellë ovacione te mbi 3 mijë tifozë kuqezinj, që po e ndjekin në stadium përballjen historike.Në rast të një suksesi, kombëtarja shqiptare do të kalonte në finale të Play Off-it, aty ku do të luante me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.
45’- Në stadium dëgjohen tifozët shqiptarë, teksa këndojnë: “O sa mirë me qenë shqiptar.”
42’- GOOOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shënon Arbër Hoxha. Përfiton nga një gafë në prapavijë dhe shënon, duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.
40’– Mitaj provon për Bajramin me një top të gjatë, por e mbyll Kedziora me kokë.
36’- Laçi provon me një gjuajtje të fortë me të majtën, por shkon mbi portë.
35’- Ndëshkohet me karton të verdhë Mitaj. Ndali në mënyrë të parregullt Rozgan, pas një topi të humbur nga Shehu.
34’- Rozga provon me një gjuajtje të fortë, Strakosha e shoqëron me sy jashtë.
32’- Presion i Qazim Laçit! Polakët humbasin topin, por fitojnë rivënie anësore.
27’- Laçi rrëmben një top në afërsi të zonës, tenton me një gjuajtje të fortë, e cila devijohet dhe shkon në duart e portierit.
16’- Rrëzohet keq Arlind Ajeti. Nuk vazhdon dot lojën dhe kërkon zëvendësimin. Ismajli futet në fushë.
15’- Çfarë rasti për Shqipërinë. Topi mbetet në zonën polake, por nuk shfrytëzohet dhe shkon në këndore.
14’- Mundësi e mirë për Shqipërinë, që nuk shfrytëzohet. Bajrami pason për Hoxhën në afërsi të zonës, por ky i fundit ngatërrohet.
10’- Ndizet sfida! Ajeti kërkon karton për goditje nga Lewandowski. Arbitri Taylor akordon vetëm faull.
8’- Tjetër mundësi e mirë për Poloninë. Bednarek provon me kokë, por Hysaj largon mbi vijën fatale.
5’- Pranë golit Polonia. Lewandowski i afrohet avantazhit, por gjuajtja e sulmuesit devijohet në këndore.
2’- Rrezik i polakëve nga e djathta. Juljan Shehu largon rrezikun.
0′- Starton sfida! Luhet për ëndrrën Botëror.