• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gogoli i Vetting-ut

by Ardian Ndreca
11/05/2017 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardian Ndreca

Do të mjaftonte edhe lëvizja kaotike e pak neuroneve vetmitare në zgafellat e budallait ma të randomtë për me kuptue se çadrat, rotondat, kërcënimet mnersisht qesharake të Lulzim Bashës, s’janë gja tjetër veçse tentativa e fundit me shpëtue disa familje mafioze që me kalimin e vettingut rrezikojnë seriozisht. Gjetja ma e re asht mosbindja dhe dhuna! Por, vetë modulacioni i zanit të Lulzim Bashës dhe pozat e tij prej marionete allçije janë nji ftesë për mosbindje.

Mosbindje e të djathtëve ndaj vetë atij, për qorrsokakut ku e ka futë partinë që drejton pa asnji meritë.

Sali Berisha, varkari historik i demokracisë, Kastriot Islam kafkëthyesi, Ilir kampioni i dashurisë dhe i qetësisë, dhe të tjerët që janë kukulla plastelinet dhe s’ja vlen as me ia përmend emnat, janë ata që e kanë marrë sot peng vendin.

Janë mobilizue si nji trup i vetëm rreth çadrës për me hipotekue mosprekjen nga ligji të hajdutave dhe kriminelave, të prokurorëve dhe gjykatësve banditë që i kanë pasë mburojë ndër vite.

Nga ana tjetër Edi Rama ka tregue në këto vite se nuk ka pasë asnji lloj vullneti dhe vendosmënije për me sulmue klanet kriminale, politika e tij asht kufizue tek legalizimet dhe çertifikatat e pronësisë, dhe kështu ai ka legalizue edhe nji superklan kriminal që sot e kërcënon prej mbrenda e prej jashtë koalicionit të tij.

Në fillim të kësaj legjislature, kur humbi zgjedhjet, Sali Berisha dhe familja mafioze rrinin si qen të rrahun tue pritë se çka po ndodhte, por kur e panë se nuk po ndodhte asgja, morën guxim dhe sot arrijnë me bllokue rrugë e bulevarde dhe me kërcënue rendin kushtetues. Në qoftë se sot përgjegjësit e vërtetë të vjedhjeve kolosale gjatë dy legjislaturave të kalueme, vrasësit e Gërdecit, paguesit e vrasjeve me porosi, autorët e lazaratizimit gradual të vendit, të pushkatimit të demonstruesve para kryeministrisë, do të ishin në burg, Lulzim Basha nuk do të guxonte as me kalue jashtë vijave të bardha e jo ma me bllokue bulevardin dhe vendin.

Vendi ynë nuk mund të dalin prej kurthit ku ndodhet sot pa përdorimin e forcës, dhe pikërisht vettingu asht forca e ligjit që si kusht paraprak mund të siguronte nji çlirim prej këtij klani transversal maskarenjsh.

Rruga e vetme e ndershme për Edi Ramën ka qenë pikërisht ajo që ai nuk ka pasë asnji çast guximin me e zgjedhë. Rama nuk e pranon rrezikun, ai jep e merr e ban lëshime por mbetet nji frikacak përballë krimit shtetnor që e ka rrethue.

Kjo asht arsyeja kryesore pse Rama ka dështue në ndërmarrjen e tij të deritashme me ba shtet. Me fitue zgjedhjet nuk do të thotë me ba shtet, madje edhe zgjedhjet e 18 qershorit nuk janë garanci për pritshmërinë e shqiptarëve, kur fitohen nga kompromisaxhinj e frikacakë.

Por keqardhjen ma të madhe e meritojnë të djathtët, ata që heshtën për monstrën Damir Fazliq dhe sot fërkojnë duert kur preket integriteti i zonjës Romana Vlahutin. Në fakt ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlahutin janë rreziku ma i madh i klanit kriminal transversal, prandaj sulmi i orkestruem ndaj tyne asht shprehje e atavizmit haxhiqamilist të PD-së dhe kumbarëve të tyne të majtë.

Pse deri dje nuk bëzante askush në atë parti për veqilin e familjes, serbin Damir Fazlliq, kurse sot burrecat jargaviten që cytet ambasadorja e Europës së Bashkueme Romana Vlahutin? Mjerë e djathta shqiptare që asht ngujue në çadër dhe kërcënon botën me skenare kavajase, që udhëhiqet prej nji banditi si Berisha, që orientohet politikisht prej nji stalinisti si Islami, që andrron ngallnjimin elektoral tek nji martesë me Ilir Metën, që mbrohet prej ndonji profesori logorroik, dhe ndriçohet nga nipi i Hysni Kapos e do stramastikë tjerë ruralë.

Gjithçka ka mbarue, le ta djegin Kavajën, por edhe Tiranën apo kë t’i thotë mendja kriminale plakut të shkalluem, në mos sot, nesër s’kanë me pasë se ku me u futë, ai dhe sypeshkaqenët e tij. E kanë trashë shumë punën, i ka mujtë zullumi i vet dhe s’kanë të ardhme, edhe po të zgjidhnin president të vendit Fazlliqin s’do të mund ta hipotekonin të ardhmen e tyne: me frikë dhe me ankth do të jetojnë deri në fund.

Tashma për Lulzim Bashën dhe për të djathtën nuk ka as edhe nji shans të vetëm, PD-ja asht nji parti që e ka mbarue misionin e saj, shpresojmë që nesër dikush tjetër të mund t’i japin shpresë aspiratave të djathta të shqiptarëve, jo pitigonat dhe oportunistat që deri dje janë konsumue për Sali Berishën, por njerëz të rinj, tue mundësue kështu nji opozitë të denjë dhe ndërtimtare, gja për të cilën vendi ka aq shumë nevojë.

Next Post
Arrestohet ‘i forti’ i Vlorës, kërkohej për vrasje, plagosje, pengmarrje e vjedhje

Vodhi banesën dhe makinën e të zotit, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konsumoi medikamente bujqësore, ndërron jetë 65-vjeçarja në Vlorë

Konsumoi medikamente bujqësore, ndërron jetë 65-vjeçarja në Vlorë

December 18, 2025
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Zbardhet plagosja në Mamurras! Marku u qëllua me armë pas konfliktit të çastit, identifikohen 2 autorët

December 18, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 19 Dhjetor 2025

December 18, 2025
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Këta me kokrrën e ullirit dolën para pasqyrës

December 18, 2025
Tentoi të vriste një person 3 javë më parë, arrestohet 36-vjeçari

Tentoi të vriste një person 3 javë më parë, arrestohet 36-vjeçari

December 18, 2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

December 18, 2025
Balla thirrje opozitës: Distancohuni nga ata që janë shpallur “non-grata” nga SHBA

Balla: Sa herë Kosova ka një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri

December 18, 2025
Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave! Kërkesë edhe për Ballukun

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave! Kërkesë edhe për Ballukun

December 18, 2025
Zjarri jashtë sallës së Kuvendit, Balla: U vu me urdhër të Berishës! Vepër e rëndë në flagrancë

Zjarri jashtë sallës së Kuvendit, Balla: U vu me urdhër të Berishës! Vepër e rëndë në flagrancë

December 18, 2025
Britania zhvillon sistem mbrojtjeje ajrore si “Iron Dome” për t’u përballur me kërcënimin rus

Britania zhvillon sistem mbrojtjeje ajrore si “Iron Dome” për t’u përballur me kërcënimin rus

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In