Bayern dhe kombëtarja e Gjermanisë kanë marrë një godije të rëndë, teksa kanë mësuar se mbrojtësi Jérôme
Boateng do të qëndrojë jashtë loje e pakta katër muaj.
Boateng pësoi një dëmtim muskular në ndeshjen kundër Hamburgut, me të cilën nisi faza e dytë e Bundesligës. Pas vizitave të imtësishme, është parë se ai do të mungojë gjatë, duke vënë në rrezik edhe pjesëmarrjen në finalet e Euro 2016.
Boateng ishte mbrojtësi më i mirë i kampionatit për fazën e parë, me 72 për qind të dueleve të fituar.