• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Goditje e rëndë për ISIS, humbet dokumentet sekrete

by A R
08/03/2016 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për milicinë terroriste “Shteti Islamik” (IS) kjo është një goditje e rëndë: autoritetet e sigurisë, sipas medieve zotërojnë disa dokumente sekrete të IS.

Siç bën të ditur gazeta Süddeutsche Zeitung në botimin e saj në internet, “Shtetit Islamik” (IS) me sa duket i janë zhdukur dokumente sekrete me emrat e luftëtarëve të tij të huaj. Aleanca Investiguese e Süddeutsche Zeitung, NDR dhe WDR zotëron në bazë të raportit disa dyzina dokumentash të klasifikuara si “sekrete” të IS. Këto dokumenta përmbajnë të dhëna edhe për luftëtarë gjermanë. Materiali thuhet se e ka burimin nga pyetje të bëra brenda IS.

Më mirë luftëtar apo atentator vetëvrasës?

Siç shkruan më tej Süddeutsche Zeitung, çdo vullnetar i IS-it duhet t’u përgjigjet përballë një Administrate të Përgjithshme Kufitare gjithsej 23 pyetjeve. Krahas emrit, emrit të luftës dhe vendbanimit të mëparshëm pyeten edhe të dhëna për trafikuesit, të afërmit dhe për të ashtuquajturën përvojë në Xhihad. Personat që shkojnë në territorin nën sundimin e IS në Siri veç kësaj mund të deklarojnë nëse dëshirojnë të angazhohen si luftëtarë apo si atentatorë vetëvrasës.

Gazeta citon Zyrën Federale të Policisë Kriminale me pohimin: “Ne besojmë se me shumë gjasa bëhet fjala për dokumenta të vërteta.” Fjala është për rrjedhje informacioni të përmasave të mëdha, e cila mendohet se përfshin mijëra dosje të tilla të personelit.

Këto dokumente tani do të ndihmojnë për të nxjerrë para gjyqit anëtar të grupit terrorist. Dokumentat, sipas Süddeutsche Zeitung, tregojnë edhe se cilët gjermanë kanë ndikim të veçantë te IS, dhe se cili shërben si një lloj garanti për rekrutët e rinj. Midis tyre bën pjesë edhe islamisti gjerman Christian Emde, i cili e shoqëroi publicistin gjerman Jürgen Todenhöfer në udhëtimin e tij nëpër territorin e Shtetit Islamik.

Next Post

Zgjohet nga koma dhe akuzon të dashurin që i ndenji 8 muaj pranë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In