• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Goditja ndaj krimit/ “The Times”: Xhafaj ka mbi tryezë një listë prej 50 kriminelësh kryesorë

by Java News
06/01/2018 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ndërhyrjes në Lazarat, Edi Rama goditi përsëri krimin në 2016, duke shkatërruar më shumë se dy milionë bimë kanabis, ndërsa në vitin 2018 qeveria synon zhdukjen e fenomenit.

Kësaj situate i referohet Gazeta Britanike “The Times” në një artikull mbi prodhimin dhe trafikimin e kanabisit nga Shqipëria, për të cilin shkruan se lindi pas daljes së vendit nga sistemi komunist.

“Pas marrjes së detyrës në vitin 2013, zoti Rama dërgoi atje (në Lazarat) policinë, e cila kapi 71 ton drogë në fshat dhe më shumë se 400 armë automatike, një mitraloz anti-avion, granatë-hedhës, mortaja dhe armë anti-tank. Në përgjigje, trafikantët punësuan një ushtri fermerësh për të përhapur kultivimin në të gjithë vendin, duke i dhënë ryshfet policisë lokale. Me rritjen e fluturimeve mbikëqyrëse të policisë italiane, zoti Rama goditi përsëri, duke shkatërruar më shumë se dy milionë bimë në vitin 2016. Qeveria tha se vetëm 58 plantacione janë vërejtur vitin e kaluar (2017), nga më shumë se 2,000 një vit përpara. Është inkurajuese që fermerët të rritin bimët mjekësore në vend”-shkruan The Times.

Në artikull përmendet letra që Rama u dërgoi në nëntor krerëve të BE, duke kërkuar bashkëpunim në kapjen e kriminelëve shqiptarë në Europë. Kryeministri citohet edhe për punën që po kryhet në kapjen e kriminelëve në vendet europiane.

“Ky është një debat i madh që kam pasur me Boris Johnson, kriminelët shqiptarë nuk janë barra dhe problemi i Shqipërisë nëse rriten dhe nëse janë aktivë në vendet e tjera. Sigurisht që ka një mënyrë për të trajtuar këtë problem së bashku, sepse ata kanë lidhje dhe familje këtu (…) Ne po bëjmë arrestime, por të nesërmen ata lirohen, tha zoti Rama, duke shtuar se jane duke u forcuar kontrollet e pasurisë për gjyqtarët e dyshuar si të paguar nga mafia”.

Gazeta vlerëson se bashkëpunimi i Shqipërisë me policinë britanike është në proces. Vitin e kaluar sipas saj, një përpjekje e përbashkët ndaloi një skemë për të ndarë kallashnikovët në tri pjesë dhe t’i vendosnin ato në pjesë të veçanta, nga Tirana për te shqiptarë që prisnin në Mbretërinë e Bashkuar.

The Times shkruan se në tryezën e tij, ministri i brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj, ka një listë prej rreth 50 kriminelëve kryesorë, 20 prej të cilëve veprojnë jashtë shtetit.

“Ne jemi duke kontrolluar taksat, pronat dhe bizneset. Ne do t’i kapim ata, duke ndjekur paratë”, citohet Ministri Xhafaj.

Më tej gazetari udhëton në një nga pesë qendrat e magazinimit rreth Tiranës, të cilat së bashku mbajnë 100 ton lëndë narkotike, si prova e suksesit të policisë shqiptare. /http://Lexo.al

Next Post
Ivica Daçiç e tepron sërish: Shqiptarët të ikin në Shqipëri, Kosova nuk është vendi i tyre

Ministri Daçiç: Askush s’e di saktësisht ç’do të thotë normalizimi me Prishtinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

March 4, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

March 4, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In