• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Goditja e Vetting-ut/ Nga 171 gjyqtarë e prokurorë që janë kontrolluar, 89 janë shkarkuar

by Java News
22/11/2019 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vettingu vazhdon të japë efektet e tij. Disa dalin të qeshur madje nuk harrojnë të falenderojnë veç trupës edhe vetveten.

Siç veproi prokurori i apelit, Kleanthi Zeka, menjëherë sapo u konfirmua në detyrë.

“E dija që do kaloja që të jem i sinqertë, se e di kush jam e çfarë kam bërë dhe ua thashë edhe këtyre të vettingut. Ndaj i falenderoj edhe ata, shpresoj që vettingu të vazhdojë kështu”, shprehet Kleanthi Zeka prokuror i apelit në Vlorë.

Të tjerë nuk vijnë fare pasi kanë kuptuar në seancën dëgjimore që kanë dalë keq. Gjyqtari i Apelit, Durrës, mungoi gjatë shpalljes së vendimit ku u shkarkua.

Të tjerë, si Simon Pashuku e presin në heshtje verdiktin e shkarkimit.

Deri më tani nga nisja e vettingut janë kontrolluar 171 gjyqtarë e prokurorë prej të cilëve 89 janë shkarkuar.

I shkarkuar konsiderohet edhe Besnik Muci, e megjithatë ai rikthye në Gjykatën Kushtetuese ku mbajti detyrën jetëshkurtër për gati një muaj. Ai dorëzoi kërkesën përmes të cilës pretendon vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese duke iu referuar nenit 127, që përmend përfundimin e mandatit me vendim të gjykatës. Por ky argument i Mucit mund të merrej në konsideratë në lexim të plotë të ligjit, vetëm nëse ai do ta kishte fituar mandatin pasi të kalonte provimin e vettingut, tek i cili ngeli për shkak të pasurive. Por edhe për shkaqe të tjera.

Vendimi i kolegjit të posaçëm është i formës së prerë dhe i vetmja rrugë e Mucit është vetëm Gjykata e Strasburgut.

Ndërkohë, presidenti Ilir Meta gjatë një takimi me ish gjyqtarin që e dekretoi në tetor për detyrën e gjyqtarit kushtetues, i kërkoi Besnik Mucit që ta rishikojë qëndrimin e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Zyra e shtypit njoftoi se në këtë pikë pas vendit të ngelur bosh, presidenti Meta është në pritje të njoftimit të Gjykatës Kushtetuese për të rishpallur menjëherë vakancën. Po ashtu sa i takon çështjes së KED, presidenti më në fund do të realizojë shortin për KED 2020 që do të mbahet në datën 5 dhjetor./tch

g.kosovari

Next Post
Shkarkimi i Besnik Muçit, “Zëri i Amerikës”: Ilir Meta pritet të shpallë sot vakancën për Kushtetuesen

Shkarkimi i Besnik Muçit, “Zëri i Amerikës”: Ilir Meta pritet të shpallë sot vakancën për Kushtetuesen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In