• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Goditja e grupit kriminal ku u arrestua djali i ish-deputetit të PS, SPAK: 10 të arrestuar e 4 në kërkim! Sekuestrohen…

by Os De
10/12/2025 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka reaguar për operacionin ku u godit një grup i strukturuar kriminal i trafikut të drogës, ku mes të arrestuarve është Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

SPAK informon se u lëshuan 14 masa sigurie dhe u bë i mundur ekzekutimi i 10 prej tyre ku në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale: Rexhep Rraja, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Aldo Gjini alias Aldo Iamandi, Jani Çavo, Islam Sefa alias Islam Xaka, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Zamir Aliaj alias Zamir Çoku, Sokol Qaja dhe Marvin Bushati alias Marvin Kopliku, të dyshuar për përfshirje në aktivitet të paligjshëm kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Në kërkimim janë shpallur shtetasit me iniciale B. S. (alias X), H. S (alias X, alias L.,), V. B., të cilët kanë qenë të shpallur më parë në kërkim apo të dënuar në mungesë për konsumimin e veprave të tjera penale, si dhe i hetuari E. Sh., ndodhet jashtë shtetit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 18.1.2024 ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr. 9 të vitit 2024, për veprat penale të kryera gjatë viteve 2020-2021: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, pa autor.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet europiane të drejtësisë, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për të cilat janë ndërmarrë një sërë veprime të rëndësishme hetimore.

Sipas SPAK, personat e dyshuar janë përfshirë në aktivitet të paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si dhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Europian.

Gjatë veprimtarisë së tyre, të dyshuarit kanë komunikuar gjithashtu mes tyre përmes aplikacionit të enkriptuar “SkyECC”, të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, si dhe nga ekzekutimi i letërporosive nga autoritetet malazeze, holandeze dhe turke, janë zbardhur rrethana të rëndësishme të kryerjes së veprave penale, duke u evidentuar rolet e drejtuesve, financuesve dhe pjesëmarrësve në këtë veprimtari kriminale, sipas episodeve të paraqitura më poshtë.

–      Episodi i parë, i përket datës 3.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Malit të Zi, është sekuestruar sasia prej 1722 kg, bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

–      Episodi i dytë, i përket datës 23.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës, është sekuestruar sasia prej 475 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.

–      Episodi i tretë, i përket datës 26.1.2021, gjatë të cilit nga autoritetet të Turqisë, është sekuestruar sasia prej 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.

Gjithashtu, të hetuarit M. B., më datë 10.12.2025, iu sekuestrua, ndër të tjera, një armë zjarri model “Glock”, dhe është arrestuar në flagrancë për veprën penale;“Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë (neni 278/4 i Kodit Penal), gjatë ekzekutimit të masës së sigurimit personal.

U sekuestruan: 

  • 415.000 Euro
  • 7000 Dollarë Amerikanë
  • 1.000.000 Lekë
  • 11 aparate telefonash celularë
  • 3(tre) automjete të markave të ndryshme si (BMW X-5, Range Rover, Volkswagen golf 6),
  • 1(një) armë zjarri model Glock me 9 fishekë
  • 1(një) jelek antiplumb
  • 1(një) palë dylbi
  • 1(një) orë ROLEX
  • 1(një) DVR, si dhe dokumente të ndryshme.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit nr.9 të vitit 2024, për caktimin e masës së sigurimit ndaj 14 shtetasve, nën hetim për veprat penale që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike,  kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjykata e Posaçme me vendimin e saj nr. 124, datë 9.12.2025 vendosi pranimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Sot, më 10.12.2025, strukturat e  Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit bënë të mundur ekzekutimin e masave të sigurimi personal vetëm për 10 (dhjetë) personat nën hetim: I. S.(alias X.,), R. Rr., A. N (alias L. S.,), P. Rr., G. Rr., A. A. (alias Ç.,), A. Gj.(alias I.,), A. Q., J. Ç., dhe M. B.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dhe punohet me strukturat e policisë së shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë për arrestimin e personave nën hetim B. S. (alias X), H. S (alias X, alias L.,), V. B., të cilët kanë qenë të shpallur më parë në kërkim apo të dënuar në mungesë për konsumimin e veprave të tjera penale, si dhe i hetuari E. Sh., ndodhet jashtë shtetit.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës. Policia gjyqësore ka ekzekutuar 11 (njëmbëdhjetë) vendimet e Gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara deri në këto momente, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

  • 415.000 Euro
  • 7000 Dollarë Amerikanë
  • 1.000.000 Lekë
  • 11 aparate telefonash celularë
  • 3(tre) automjete të markave të ndryshme si (BMW X-5, Range Rover, Volkswagen golf 6),
  • 1(një) armë zjarri model Glock me 9 fishekë
  • 1(një) jelek antiplumb
  • 1(një) palë dylbi
  • 1(një) orë ROLEX
  • 1(një) DVR, si dhe dokumente të ndryshme.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 18.1.2024 ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr. 9 të vitit 2024, për veprat penale të kryera gjatë viteve 2020-2021: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, pa autor.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet europiane të drejtësisë, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për të cilat janë ndërmarrë një sërë veprime të rëndësishme hetimore.

Nga hetimet e deritanishme kanë rezultuar dyshime të arsyeshme, të mbështetura në prova, se personat e dyshuar janë përfshirë në aktivitet të paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si dhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Europian. Gjatë veprimtarisë së tyre, të dyshuarit kanë komunikuar gjithashtu mes tyre përmes aplikacionit të enkriptuar “SkyECC”. Këto komunikime janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike.

Nga këqyrja dhe analizimi i të dhënave të administruara është bërë e mundur identifikimi i 14 (katërmbëdhjetë) shtetasve shqiptarë nën hetim: I. S. (alias X.), E. Sh., R. Rr., B. S. (alias X.), A. N. (alias L. S.), H. S. (alias X., alias L.), V. B., P. Rr., G. Rr., A. A. (alias Ç.), A. Gj. (alias I.), A. Q., J. Ç. dhe M. B., të dyshuar për përfshirje në aktivitet të paligjshëm kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, si dhe nga ekzekutimi i letërporosive nga autoritetet malazeze, holandeze dhe turke, janë zbardhur rrethana të rëndësishme të kryerjes së veprave penale, duke u evidentuar rolet e drejtuesve, financuesve dhe pjesëmarrësve në këtë veprimtari kriminale, sipas episodeve të paraqitura më poshtë.

–      Episodi i parë, i përket datës 3.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Malit të Zi, është sekuestruar sasia prej 1722 kg, bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

–      Episodi i dytë, i përket datës 23.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës, është sekuestruar sasia prej 475 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.

–      Episodi i tretë, i përket datës 26.1.2021, gjatë të cilit nga autoritetet të Turqisë, është sekuestruar sasia prej 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.

Gjithashtu, të hetuarit M. B., më datë 10.12.2025, iu sekuestrua, ndër të tjera, një armë zjarri model “Glock”, dhe është arrestuar në flagrancë për veprën penale;“Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë (neni 278/4 i Kodit Penal), gjatë ekzekutimit të masës së sigurimit personal.

Next Post
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

"Salianji duhet të luftojë për vendin e Berishës jo të Nokës"/ Dash Sula: PD s’mund të drejtohet nga persona në ndjekje penale!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

December 10, 2025
Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

December 10, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Turp, PD tregoi që është pa kokë”/ Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula: Opozita nuk është serioze

December 10, 2025
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

December 10, 2025
VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

December 10, 2025
Murrizi: Tani ra në usta Rama, le të bëjë më dëngla se e rregullon i “dërguari special” i SHBA

“Të bëfsha… deputetë palaço”/ Murrizi kritika të ashpra PD për AP: Ata që hedhin firmat e kryetarit janë ushtarë

December 10, 2025
35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

December 10, 2025
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj: PD kishte program, statut, vizion demokratik, por u shkelën

December 10, 2025
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Lapaj: Edi Rama ka kërkuar në Qershor të bëhemi pjesë e një qeverie me bazë të gjerë

December 10, 2025
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

35 vite nga Dhjetori ’90, Vangjeli: Ndryshimi i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, por duhej të ishte më mirë

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In