Sikurse pritej, Ilir Meta e ka marrë në mbrojtje Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, duke sulmuar drejtësinë.
Ai shprehet se gjithcka është e përgatitur nga Edi Rama.
Ilir Meta shprehet se qëllimi i arrestimit të Jamarbër Malltezit është shantazhi mbi opozitën.
Reagimi i plotë:
Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.
Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave qindra milionëshe.
Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë.
/a.r












Pas qafe e ke edhe ti SPAKUN, bashkë me Moniçkën, o Likja i Fiqos…
Rradha jote është tani, pas shokit Sali Shiqere Birishs.