• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Goditja e ‘bandës së kokainës’ në Tiranë, ja zonat ku vepronin

by Java News
08/01/2018 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë persona janë vënë në pranga mbrëmjen e së shtunës gjatë një operacioni të Antidrogës së Tiranës, pasi dyshohet se shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Gjatë aksionit Policia bllokoi dy automjetet, që përdoreshin nga autorët për shpërndarjen e drogës, që dyshohet se vinte nga Elbasani. Ndërsa gjatë kontrollit të makinave u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej rreth 250 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë.

Policia tha dje zyrtarisht se oficerët për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Tiranës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit; Elton Hasnjoku, 41 vjeç, banues në Tiranë, Armand Pisha, 28 vjeç, Migen Jani, 34 vjeç, Shpëtim Myrta, 51 vjeç dhe Mariglen Gostima, 26 vjeç, të katërt nga Elbasani.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, që dispononte Seksioni për Narkotikët, të dyshuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike të llojit kokainë, me klientelë kryesisht në zonën e “Oxhakut”, “Xhamllikut”, etj. në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip “Golf 5”, me të cilat lëviznin 5 të arrestuarit, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provave materiale 256.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy makinat e të dyshuarve dhe 8 telefonat celularë, që ata përdornin.

Burime nga Policia e Tiranës thanë dje se hetimet për zbulimin e këtij grupi kishin nisur prej disa javësh pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Operacioni për arrestimin e tyre u realizua në momentin kur do të bëhej shkëmbimi i mallit, që vinte nga Elbasani në Tiranë. Burimet thanë se po vijojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë, që mund të jenë të përfshirë në këtë grup.

a.ç

 

 

 

Next Post
Ja si t’i mbrojmë flokët të mos bien

Ja si t’i mbrojmë flokët të mos bien

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In