Jetaoshqef.al publikoi para dy ditësh një video të filmuar tek rruga e Durrësit, ku një e moshuar, e cila kaloi të vijat e bardha u godit me shishe. Një gjest mjaft i shëmtuar së pari ndaj moshës së zonjës dhe së dyti nëse marrim parasysh faktin që ajo po kalonte rrugën tek vijat e bardha, pra po respektonte shenjat e qarkullimit.
Por automjeti tip Benz me targa AA 694 BB duket se ka pasur me nxitim, pasi pasagjerja brenda tij e godet me shishe zonjën që po kalonte rrugën. Rast ky që shkaktoi reagimin e shumë personave, të cilët u revoltuan me sjelljen e pahijshme ndaj të moshuarës.
Publikimi i videos në fjalë ka bërë që edhe policia të reagojë dhe të marrë masat e duhura ndaj drejtuesit të automjetit tip Benz. Shkelja e bërë nga drejtuesi i automjetit, zoti Gafur Kutriqi, iu përcoll Organit Administrativ Shtetëror, apo siç njihet ndryshe Komisionit të Policisë Rrugore për gjykim dhe masa që do merret varion nga 25.000-100.000 lekë të rinj.