Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për Alban Voglin, presidentin e Kastriotit pasi ka goditur gazetarin sportiv Eduard Ilnica.
Ngjarja ka ndodhur në maj të këtij viti, ku dyshohet se shkak i dhunës ndaj gazetarit Ilnica ka qënë një postim i tij në Facebook. Ilnica kishte publikuar pamje të dhunës në stadium, në ndeshjen mes Korabit dhe Kastriotit, ku duket se ishte përfshirë dhe presidenti i Kastriotit.
Në qershor gjykata e Apelit kishte vendosur masën arrest shtëpie për Voglin.tch/a.k