Policia italiane ka arrestuar 78 persona në 16 provinca të ndryshme. Mësohet se qëllimi i dy operacioneve të organizuara, ka qenë arrestimi i anëtarëve të organizatës kriminale Ndragheta, shkruajnë mediat italiane.
78 të arrestuarit, akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, mbajtje të armëve, pastrim parash dhe qarkullim të lëndëve narkotike. Anëtarët e arrestuar kontrollonin të gjithë trafikun e lëndëve narkotike nga Kalabria deri në bregdetin romak.
Në veprimtarinë kriminale, kanë qenë persona të cilët ndodheshin në burgje dhe prej aty arrinin të kontrollonin trafikun e kokainës dhe të formonin aleanca mes klaneve të drogës. Brenda burgut, klani Bellocco kishte krijuar një aleancë me klanin Spada di Ostia. Të dy këto klane janë pjesë e organizatës mafioze Ndragheta.
/e.d