• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Goditet grupi kriminal, tentuan të kultivonin hashash në Dukagjin

by A R
15/04/2018 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trafikantët e drogës nuk kanë të ndalur. Pavarësisht masave të rrepta të marra nga policia e Shkodrës dhe fluturimeve të avionëve të Guardia di Finanza, ata vazhdojnë të tentojnë për kultivimin e kanabisit në zonën e Dukagjinit. Mesnatën e së premtes, policia e Shkodrës ka goditur një grup të dyshuar si kriminal që po tentonte të bëhej gati për kultivimin e bimëve narkotike në Dukagjin.

Ngjarja ndodhi vetëm pak orë pas takimit në njësinë administrative Gur i Zi, ku zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka dhe kreu i bluve të Shkodrës, Vehbi Bushati deklaruan se do të kapin organizatorët dhe financuesit e kultivimit të kanabisit. Mësohet se rreth orës 23:30, një grup prej 5-6 personash kanë shmangur postbllokun e policisë në rrugën Shkodër-Dukagjin. Ata janë futur tek ura e Mesit dhe më pas kanë marrë rrugën malore të Shllakut (pjesë e bashkisë Vau i Dejës). Nga aty, ky grup bashkë me materialet dhe mjetet për kultivim kanë mbërritur në fshatin Drisht të Postribës duke shmangur kontrollin policor.

Përmes urës së Telit, ata kanë menduar që ngarkesën që iu duhej për të nisur kultivimin e kanabisit ta kalonin me krahë përmes urës së Telit duke ecur në këmbë. Sipas planit të tyre, në anën tjetër të urës sipas tyre do të shkonte një tjetër makinë për të marrë personat, materialet dhe pajisjet për kultivim për t’i çuar më pas drejt Dukagjinit. Falë informacioneve të siguruara në rrugë operative, blutë kanë zbuluar dhe identifikuar pjesëtarët e këtij grupi dhe janë vënë në ndjekje të tyre.

Ndërkaq, burime nga policia e Shkodrës bënë me dije se autorët mundën të merrnin arratinë, ndërsa braktisën dy automjetet që kishin në fshatin Drisht. Në vendngjarje ka mbërritur edhe vetë kreu i bluve të Shkodrës, Vehbi Bushati bashkë me shefin e komisariatit, drejtues të tjerë, forcat Shqiponja dhe dhjetëra efektivë për të mos lejuar grupin prej 5-6 personash që të realizonin planin e mirëmenduar për nisjen e punës për kultivimin e kanabisit në zonën e Dukagjinit.

Forcat e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punojnë për kapjen e këtyre personave që dyshohen se do të mbillnin hashash. Prej disa ditësh, policia e qytetit verior ka ngritur një postbllok në rrugën Shkodër-Dukagjin për të pasur nën kontroll të gjithë ata që kalojnë në atë aks për të mos lejuar transportimin e materialeve dhe mjeteve për kultivimin e kanabisit./gsh

a.ç

Next Post
Serbia rikthen në listat e INTERPOL urdhër-arrestet për Thaçin e Haradinajn

Serbia rikthen në listat e INTERPOL urdhër-arrestet për Thaçin e Haradinajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

March 29, 2026
Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

March 29, 2026
VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

March 29, 2026
Edhe njëherë për varkarin e Enverit

Edhe njëherë për varkarin e Enverit

March 29, 2026
Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In