Një operacion i madh kundër klanit të famshëm mafioz “Spada” është ndërmarrë në Itali. Drejtësia italiane ka lëshuar sot të paktën 32 urdhër-arreste nga Prokuroria e Romës në kuadër të ligjit anti-mafie.
Operacioni është kryer në mëngjes dhe policia ka vënë në pranga si ‘kapot’ e dyshuar, ashtu edhe dhjetëra persona bashkëpunëtorë të klanit. Mes urdhrave të arrestit është edhe Roberto Spada, tashmë në burg për dhunën fizike ndaj reporterit të Rai 3 dhe vëllai i tij Carmine.
Akuza e Prokurorisë ndaj të dyshuarve, është organizatë kriminale dhe mafioze. Është hera e parë që familja Spada vihet në shënjestër nga shteti italian, por mediat vendase shprehen se organi i akuzës kishte dy vjet që hetonte për këtë klan mafioz.
Kapot dhe bashkëpunëtorët e tyre, akuzohen si “përgjegjës” mes të tjerash, se kanë ngritur, organizuar dhe marrë pjesë në një organizatë kriminale të tipit mafioz në territorin lacial dhe në veçanti në Ostia.
a.ç










