Policia italiane ka goditur një prej bandave më të fuqishme në tregtimin e drogave të forta në vendin e apenineve. Të paktën 30 persona janë arrestuar, mes të cilëve edhe 10 shtetas shqiptarë.
Gjatë operacionit mësohet se u sekuestruan edhe 10 kilogram kokainë. Po ashtu u sekuestrun edhe 15 kilogram hashash dhe një pistoletë. Operacioni i koduar “Dexter” u finalizua mëngjesin e sotëm në rajonin e Lombardisë pas muajsh të tërë hetimesh dhe ndjekjeje.
Mësohet se banda furnozohej me kokainë nga vendet e Ultam, kryesisht Holanda. Më pas lënda narkotike shpërndahej në zonat e Milanos, Monzas, Sirakusëz, Bianzës etj. Hetimet për këtë grupim kishin nisur prej vitit 2014.