Policia italiane ka goditur një tjetër organizatë kriminale që merrej më prostitucion, ku ka arrestuar 6 shqiptarë, ku 3 prej tyre janë lënë në arrest shtëpie.
Operacioni i policisë së vendit fqinj u zhvillua në Modena mëngjesin e kësaj të mërkure.
Të arrestuarit e këtij aksioni të policisë italiane, janë rumunë, italianë, shqiptarë të cilët shfrytëzonin vajza të reja, në zonën përreth teatrit të “Tempullit”, pranë qendrës së qytetit.
Sipas policisë italiane të arrestuarit shqiptarë janë Ismet Rrapi, 36-vjeç, Flamur Beluli, 30-vjeç dhe Petrit Thartori, 41-vjeç.
Ndërkohë tre shqiptarë të tjerë janë në arrest shtëpie dhe bëhet fjalë pikërisht për Gerta Rrapi, e njohur si Pamela në rrjetin e prostitucionit, 34 vjeçe, Dorian Cakri 27 vjeç dhe Fabiol Cakri, 25-vjeç.
shqiptarja.com/d.i.