Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, të cilët në gjendje të dehur kanë goditur personelin e urgjencës së spitalit.
Janë vënë në pranga 25-vjeçari Sokol Lipa dhe 30-vjeçari Fatjon Muskaj.
Gjithashtu, gjatë arrestimit ata kanë kundërshtuar me dhunë edhe punonjësit e policisë.
/ Top Channel









