Vihet në prangat e policisë autori i dyshuar për plagosjen e ndodhur gjatë së enjtes në një restorant në Ksamil.
Si i dyshuar për ngjarjen, është arrestuar Xh. I., 18 vjeç, banues në Konispol.
Krahas tij është shpallur dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar, V. B., 33 vjeç, banues në Shëndëlli.
Dy të rinjtë akuzohen se mesditën e djeshme, në një restorant në Ksamil, pas një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë 23-vjeçarin K. K, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht po punohet për kapjen e të shpallurit në kërkim.
g.kosovari