Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, të cilët u kapën duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Sipas bluve të Vlorës, një prej personave ka qëlluar me grusht dy efektivët e policisë që i shoqëronin.
Në pranga u vunë Nikollaq.S., 56 vjeç dhe Petraq.Gj., 59 vjeç banues në Vlorë.
“Arrestimi i tyre u bë pasi në rrugën “Zaho Koka” në lagjen “24 Maji”, shtetasi Nikollaq.S., u konstatua nga shërbimet e policisë së qarkullimit rrugor duke drejtuar automjetin tip “Daimler Chrysler” nën efektin e pijeve alkoolike mbi masën e lejuar.
Nga kontrolli i ushruar nga punonjesit e policisë rrugore, me ndihmën e aparatit Drager , ky shtetas ka rezultuar në masën 0.60% ml/gram.
Gjithashtu gjatë shoqërimit të tyre në Komisariatin e Policisë Vlorë shtetasi Pertraq.Gj., ka kundërshtuar punonjësit e policisë si edhe ka goditur (me grusht) dy nga punonjësit të cilët po bënin shoqërimin e tyre për kryerjen e hetimeve të mëtejshme në komisariatin e policisë”, sqaron policia.
a.ç











