Të pastrehët që banojnë aktualisht në në godinat e Universitetit Bujqësor, Tiranë, dhe në godinën e ish-Institutit të Kërkimeve Biologjike, do të përfitojnë banesa sociale, të cilat do të ndërtohen te Rrapi i Treshit në Tiranë. Qeveria vendosi sot që t’ia heqë Ministris së Mbrojtjes pronësinë mbi godinat te Rrapi i Treshit, që përdoreshin si depo ushqimore dhe t’ia kalojë Ministrisë së Zhvillimit Urban për ndërtimin e banesave sociale. Miratimi i listave për të pastrehët do të bëhet me vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës dhe përfituesit duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret për strehim social, bazuar në ligjin “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”.
(javanews.al)