• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Godina e PD është tepër e ulët përballë murit ‘Non-Grata’

by Plator Nesturi
27/10/2022 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Nuk vonoi shumë, disa ditë më pas se Presidenti i Republikës të shpallë datën e zgjedhjeve më 14 maj, që Berisha nga ana e tij të shpallë një datë tjetër, 12 nëntorin, si ditë proteste kundër qeverisë Rama. Madje ka dhe një detaj tjetër. Vendimi për protestën opozitare u bë një ditë pasi Escobar ripërsëriti akuzën se Berisha mbetet një rrezik për demokracinë në Shqipëri dhe se SHBA nuk mund të pranojë personat e shpallur non grata. Përtej këtyre, pra kur përcaktohet një garë elektorale dhe kur nga ana tjetër e oqeanit ka një deklaratë direkte personale kundër tij, Berisha kërkon të mbetet i ravijëzuar si aktor dhe faktor politik, pavarësisht izolimit të plotë që po i bëhet. Në një garë elektorale, dhe veçanërisht në ato për pushtetin vendor, aktorët kryesorë që dalin në skenë janë kandidatët për kryetarë bashkie pasi ata përballen me qytetarin dhe kërkojnë të bëhen përfaqësues të komuniteteve të veçanta të vendit. Me sa po shihet dhe me lëvizjet që po bën, Berisha duket se e do skenën për vete dhe ku të tjerët, qofshin kandidatë bashkiakë a figura të tjera të larta, mund të jenë thjesht figurantë të një teatri të lodhur e nga ku spektatorët po largohen gjithmonë e më shumë nga salla.

Sepse i duhet protagonizmi dhe dora e fortë, qoftë edhe në një parti të çartallosur, nuk është e vështirë të kuptohet. Por skema e ripërsëritur vështirë se mund të funksionojë me të njëjtin rezultat. Ndërsa Berisha i grushtshtetit të vitit 1998 ish  i izoluar nga faktori ndërkombëtar, ai rezistoi me ngulm brenda zyrës së tij për vite me rradhë dhe duke mbajtur me grusht të hekurt militantë, bësnikë e interesa të pushtetit të dikurshëm, arriti gradualisht të rinjihej si faktor politik, çka i hapi më vonë rrugën për fitimin e zgjedhjeve të 2005-ës. Por kushtet kanë ndryshuar dhe formula e dikurshme duket se e ka humbur efektin.

Non grata është një mur i lartë që i është vënë, dhe lartësia e godinës së PD-së është tepër e ulët për të parë se çfarë ndodh se çfarë luhet përtej këtij muri. Nga ana tjetër Berisha nuk ka kohë të ngujohet e të jetë i duruar për një kohë të gjatë brenda zyrës së vet, në pritje të ditëve më të mbara për të. Ndaj ai nxiton. Nxiton të mbajë ritmin e tij të dikurshëm ndërkohë që duhej të shijontë pauzat e qetësisë së moshës. Nxiton tu presë hovin gjithkujt në PD për të përmbushur ambiciet për karrierë politike dhe të mbajë predominancën e Njëshit të padiskutueshëm. Nxiton në një rrugë zigzakesh e të tapëpjetash si midis Shilës dhe Karibdës, ku nga njëra anë janë ndërkomatarët dhe nga ana tjetër institucionet e drejtësisë. Veçse në kë të rrugëtim aventuresk e rraskapitës, PD-ja që i duhet aq shumë për këro përballje, po copëtohet më keq gërxheve e krepave nga e kanë futur.

Sidoqoftë kumti është dhënë dhe në 12 nëntor do të ketë protestë. Motivi mbetet i njëjtë dhe i pandryshuar. Do të rrëzohet Edi Rama dhe pushteti i tij autokrat. Kështu ish deklaruar dhe në çdo ditë të bekuar të gushtit kur njerëzia freskohej buzëdetit. Që me shtatorin e vjeshtën pas, do ish një klimë më e nxehtë prej protestave për të shkatërruar e rrëzuar Ramën. Nuk ndodhi kështu se u pa që ushtrisë nuk i mbanin më këmbët. Se partia mbetet e traumatizuar nga kriza e rëndë që ka pësuar, se ndarja është evidente dhe së poshtmi pakënaqësia e abandonimi i ish militantëve është e ndjeshme. Por Berisha nxiton. Nxiton të tregojë forcë e të dëshmojë se ende mbetet gjeneral, ndonëse ushtria është me moral përtokë dhe i ka humbur besimi te komandantët.

Pavarësisht se beteja e vërtetë duhet të jetë përballja elektorale dhe forcën një parti politike e vërteton me votat që i beson qytetari, skema për të dëshmuar forcë e agresivitet përmes shoë të protestave, mund ti kushtojë më rëndë vetë opozitës në rezultatet pas 14 majit. Ezaurimi i energjive për hir të interesave të drejtuesit politik me damkë non grata, e shpërqëndron fokusimin electoral, shton agresivitetin në një mjedis fushate dhe ul së tepërmi efektshmërinë e kohën për tiu drejtuar drejtpërsëdrejti qytetarit për vizionin që ke. Në fund të fundit, skema e protestave është thjesht një imitim i asaj çka bëri Basha, i cili po anatemohet sot prej të gjithëve. Nëse ka mbetur gjë pa u imituar Basha është veç të dalin sërish nga gara në zgjedhje pas irritimit postprotesta.

Pavarësisht këtyre arësyetimeve, më 12 nëntor do të ketë protest. A do të jetë thjesht një manifestim një përdorimësh i opozitës apo do të jetë nisje e një serie protestash këtë nuk e dimë. Motive për protesta gjenden gjithmonë dhe Shqipëria ka jo pak arësye për të bërë të tilla nga shumë grupe interesash. Ashtu siç një motiv është dhe fakti se mund të protestohet edhe kundër Berishës vetë, si pengues i evolucionit të brendshëm të PD-së, si akaparues dhe që po e çon opozitarizmin aktual drejt falimentit të plotë. E sigurt që në këtë protestë nuk do të ketë ama asnjë socialist kundër tij. Pikërisht me Berishën në krye të PD-së, i kanë të sigurta betejat zgjedhore edhe për shumë e për shumë kohë.

Next Post
Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet 19 vjeçari në Mallakastër

EMRI/ Bashkëpunëtor në transportimin e drogës, arrestohet 35-vjeçari i shpallur në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In