Një ngjarje mjaft e shëmtuar ka ndodhur në Tiranë ku një vajzë e re ka dhunuar një të moshuar 75-vjeçare. Policia ka ndjekur penalisht shtetasen me inicialet U.M.
25-vjeçe, pasi goditi me grushte 75-vjeçaren me inicialet A.k.. Ngjarja ndodhi në rrugën “Teodor Keko”.
“Më datë 23.10.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen U.M, vjeç 25, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Teodor Keko”, ka goditur me grusht shtetasen A.K, vjeç 75, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal”, bën me dije policia./a.m.