Legjenda e Argjentinës Diego Armando Maradona ka goditur sërish me deklaratat e tij. Këtë radhë nuk bëhet fjalë për sport por për çështje familjare. Kjo pasi Maradona ka akuzuar ish-gruan e tij se i ka vjedhur plot 8 milionë euro.
Sipas Maradonës, Claudia Villafane e cila menaxhonte pak kohë më parë karrierën dhe financat e legjendës argjentinase, i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.
“Kërkoj nga Klaudia që të më kthejë atë që është e imja. Më ka vjedhur plot 8 milionë euro, dhe unë ato para i dua sërish mbrapsh.” është shprehur Maradona









