• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Go Pro”, Panairi i Profesionistëve që shkurton distancat mes tregut të punës dhe shkollimit

by
30/05/2015 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Go Pro”, Panairi i Profesionistëve “Edukim, specializim, punësim”, çeli dyert në Expo City me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si një mundësi për të shkurtuar distancat mes tregut të punës dhe tregut të shkollimit e edukimit në Shqipëri.

Për herë të parë, katër komponentët e investimit të shoqërisë për të ardhmen e saj (Edukim – Formim Profesional – Internship – Punësim)  – bëhen bashkë në këtë panair për të komunikuar dhe ndërvepruar në arritjen e suksesit, në sektorin më strategjik dhe jetik të vendit. Aktorët e sektorëve përkatës, të gjithë së bashku ofruan informacionet e nevojshme dhe promovuan risitë, prurjet e reja, dhe qasjet e sektorëve.

Panairi vjen në kohën e duhur, kur studentët përfundojnë studimet dhe nisin kërkimet për punë dhe gjithashtu institucionet arsimore përfundojnë vitin akademik dhe fillojnë përshtatjen e kurrikulave për vitin e ardhshëm.

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, vizitoi panairin dhe bisedoi me drejtues dhe përfaqësues të kompanive dhe institucioneve arsimore të ekspozuara.  rama14

Kompani të fushave të ndryshme parashtruan kërkesat e tyre për të rinj të formuar në shkolla profesionale. Një prej tyre ishte kompania italiane ndërmjetëse në sektorin e kredisë dhe të sigurimeve, e cila numëronte mbi 500 punonjës, eksperiencën e së cilës e kishte sjellë në Shqipëri, Lorenci, pas 16 viteve qëndrimi në Itali. Ai u shpreh se kompania ka perspektivë për ta rritur numrin e punonjësve në vendin tonë dhe se panairi paraqiste një mundësi shumë të mirë për rekrutimin e tyre.

Në përgjigje të interesimit të Kryeministrit, përfaqësuesit e kompanive u shprehën se në treg të rinjtë janë gjithmonë të favorizuar dhe trendi i profesioneve të kërkuara është kryesisht në degët ekonomik dhe turizëm, si dhe ICT.

Kryeministri u ndal gjithashtu edhe në stendat e disa shkollave të njohura profesionale dhe qendrave të trajnimit, të cilat nga vit në vit kanë rritur performancën e tyre, duke aftësuar të rinjtë në profile të kërkuara më shumë në treg.

rama13Drejtuesi i një qendre trainimi informoi se për shumë të rinj, interesi për një profesionin vjen si një mundësi e dytë, pas arsimimit në një degë tjetër.  “Ofrojmë mundësi për të rinjtë, pasi jemi shumë afër problemeve që ka tregu i punës dhe zgjidhjeve të tyre. Aktualisht kemi 80-90 studentë, të cilët pa u diplomuar akoma, janë të punësuar. Ndërsa 15% të tyre  e kanë shkollë të dytë,” – tha ai.

Pasi e vizitoi panairin, Kryeministri u shpreh se aktivitete të kësaj natyre janë të domosdoshme dhe do të kenë të gjithë mbështetjen e duhur nga institucionet shtetërore. Kryeministri e vlerësoi rigjallërimin e arsimit profesional, si një nga hapat më të rëndësishëm në transformimin e sistemit arsimor.

“Ne jemi shumë mbështetës të këtij aktiviteti dhe të gjitha aktiviteteve të kësaj natyre. Në këndvështrimin tonë kemi filluar një revolucion të heshtur në procesin e transformimit të të gjithë organizmit të arsimit tonë. Së pari duke rihapur korsinë e arsimit profesional, që është e vetmja korsi e sigurt për të garantuar në afat të mesëm një rritje të konsiderueshme të punësimit. Sepse dhe këtu ka plot vende të lira apo të reja pune për teknikë të mesëm, por mungojnë kapacitetet, pasi u la dy dekada vetëm me juristë Shqipëria.”rama8

Kryeministri theksoi gjithashtu se ligji i ri për arsimin e lartë sjell një transformim rrënjësor në marrëdhënien mes universiteteve dhe tregut, mes shkollimit dhe rritjes së kapaciteteve profesionale në kohë reale. Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh se është i rëndësishëm  fuqizimi i infrastrukturës së arsimit profesional, duke e parë të lidhur me tregun dhe kompanitë.

“Në arsimin e lartë ligji i ri sjell një transformim rrënjësor për sa i përket marrëdhënies mes universiteteve dhe tregut, mes shkollimit dhe rritjes së kapaciteteve profesionale në kohë reale. Jemi të bindur që trendi që ka filluar të kthehet në mënyrë mjaft inkurajuese këtë vit, në një rritje të madhe të interesit për shkollat e arsimit profesional, do të thellohet. Do të fuqizojmë shumë infrastrukturën e arsimit profesional, por gjithmonë, duke  e parë të lidhur me tregun dhe kompanitë. 50-60% kohë në shkollë, 40-50% kohë në ndërmarrje gjatë javës, përndryshe është iluzion që kemi profesionistë, sepse praktikisht nuk kemi asgjë, siç ka mbetur një boshllëk shumë i madh në të gjithë këtë periudhë.”

Kryeministri siguroi se qeveria do të mbështesë në vijimësi sipërmarrjet, me bindjen se sfida mbi papunësinë mund të fitohet vetëm falë bashkëpunimit intensiv me sipërmarrjet dhe mbështetjes së tyre.

Rama 3“Kështu që, jemi në drejtimin e duhur, por duhet të vazhdojmë të fuqizojmë mbështetjen për ata që janë në drejtimin e duhur. Fatmirësisht në botën e sipërmarrjes ka shumë njerëz që janë në drejtimin e duhur, por që kanë vuajtur shumë për mungesën e mbështetjes deri para 18 muajsh. Kështu që kemi filluar t’i mbështesim dhe do t’i mbështesim edhe më fort, sepse sfida për të mundur papunësinë dhe për të rritur punësimin është një sfidë që mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet bashkëveprimit intensiv me sipërmarrjen dhe nëpërmjet krijimit të kushteve që sipërmarrja jo vetëm të çlirohet nga burokracitë dhe nga pengesat e natyrave të ndryshme që lidhen në marrëdhënie me shtetin, por të ketë shtetin partner në rritjen e kapaciteteve profesionale përmes arsimit profesional.”

Kryeministri u shpreh se një mundësi të madhe paraqet edhe integrimi i portalit të madh shtetëror e-Albania, që ka filluar të funksionojë me portalet e tjerë që lidhen me punësimin. ATA

Next Post

Dako: Urbanizim i plotë për të gjitha zonat informale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë shkund Greqinë, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

March 8, 2026
“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

March 8, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

March 8, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

March 8, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

March 8, 2026
Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In