Përbërësit:
Për një kg kumbulla duhen:
1 kg sheqer
2 gota ujë
Përgatitja:
Zgjidhen kumbulla të forta, pastrohen nga cipa e bërthamat dhe lihen të kullojnë. Më pas vihen në ujë me gëlqere për 10 – 15 minuta. Kullohen e lahen me ujë të rrjedhshëm. Sipas dëshirës në mes u vihen bajame të zbardhura me ujë të valuar e të pjekura.
Në tenxhere hidhet sheqeri, lëngu i tyre, uji dhe shurupi të cilat zihen për 8 – 10 minuta. Hidhen kumbullat dhe lihen të marrin një valë. Hiqen nga zjarri dhe lihen të qendrojnë 10 orë. Më pas zihen 10 – 15 minuta në zjarr të ngadaltë, lihen të qendrojnë përsëri dhe më pas zihen përfundimisht.
Aromatizohet me barbarozë ose kanellë. Reçeli lihet të ftohet, vendoset në diell 3 – 4 orë dhe ruhet në vende të freskëta dhe të thata. Para përfundimit të zierjes i hidhet pak limontoz.